Rreth Fakultetit

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë ka si qëllim të thellojë dijet tek studentët, nëpërmjet cilësisë së lartë në mësimdhënie dhe punës kërkimore në fushat e finances, ekonomiksit, menaxhim biznesit, arkitekturës, turizmit dhe sektorëve të teknologjisë së informacionit. Ky fakultet  është i orientuar ndërkombëtarisht, respekton ndryshimet në ambicie e talent dhe punon ngushtë me bizneset, kompanitë IT dhe arkitektë profesionistë.

Misioni i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë është promovimi dhe avancimi i njohurive profesionale e praktike, si dhe i një etike të veçantë në angazhimin që mbështet zhvillimin e kapaciteteve kolektive të nevojshme për të nxitur mirëqenien e koorporatave.

Fakulteti ofron një kurrikulum të plotë, duke përfshire jo vetem tema teknike por dhe njohuri të tjera bazë duke bërë të mundur që studentët të mësojnë një gamë të gjërë lëndësh nga teoria në aplikimin e tyre në praktikë. Fakulteti përkushtohet për ti përgatitur studentët me njohuri të nevojshme për arritur një karrierë profesionale në të ardhmen. Fakulteti ofron për të rinjtë që dëshirojnë të jenë të sukseshëm një mjedis optimal për të zhvilluar aftësitë e tyre në studim. Fakulteti zotëron një staf pedagogjik të përbërë nga profesorë të shquar të fushës ndër më të përgatitur në disiplinat përkatëse.

Vizioni i fakultetit është që të jetë një pionier udhëheqës i njohur kombëtarisht në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional për praktikantë në sektorët e menaxhimit e biznesit, ekonomisë dhe finances, arkitekturës dhe teknologjisë së informacionit dhe të ketë rol e ndikim në rajon.

Ai do të përqendrohet në trajnim dhe ekspertizë përmes mobilizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të pjesëmarrësve për t'u angazhuar në trekëndëshin arsim, kërkim dhe inovacion, duke inkurajuar shkëmbimin eideve dhe bashkëpunimin midis studentëve, pedagogëve, studiuesve dhe komunitetit të biznesit.

Këshilli i Fakultetit
Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës i Fakultetit. Ai merr në shqyrtim dhe vendos për problemet më të rëndësishme të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe kualifikimit.

Këshilli i Fakultetit përbëhet deri në 4 anëtarë, të cilët zgjidhen nga personeli akademik i Fakultetit. Mandati i anëtarëve të Këshillit të Fakultetit është tre vjet. Zëvendësimi brenda mandatit i një anëtari të tij bëhet me kërkesë të Departamentit përkatës.

Anëtarët e Këshillit të Fakultetit përfaqësojnë personelin akademik të Fakultetit. Ata mund të jenë gjithashtu personel akademik i ftuar ose bashkëpunëtorë shkencorë të jashtëm. Si rregull, në Këshillin e Fakultetit janë të përfaqësuar të gjitha departamentet dhe njësitë kërkimore-shkencore të Fakultetit. Anëtari zgjidhet me votim të anëtarëve të personelit të njësisë që ai përfaqëson.

Dekani është anëtar dhe Kryetar i Këshillit të Fakultetit për shkak të detyrës dhe e përfaqëson atë në marrëdhëniet me Senatin.

Dekani thërret Këshillin e Fakultetit në mbledhje të rregullta një herë në 2-3 muaj. Rendi i ditës zakonisht propozohet nga Dekani. Këshilli i Fakultetit mund të mblidhet edhe në seancë të jashtëzakonshme me thirrjen e Dekanit, ose kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të tij.