UMB në Prishtinë - Një e Ardhme e Përbashkët, Pa Kufij

Data: 26.09.2013

Universiteti Marin Barleti, me qendër në Tiranë, vjen në Kosovë për të promovuar arsimin e lartë shqiptar, tashmë pa kufij. UMB do të mbajë një konferencë në qytetin e Prishtinës, ku do të prezantojë programet Bachelor dhe Master që institucioni ofron, si dhe partneritetet e ndryshme që ai bart me institucione të ndryshme ndërkombëtare, siç është ai me Clemson University për një program doktorature. Me interes për publikun kosovar do të jenë referatet nga profesorët e nderuar të Universitetit Marin Barleti, babai i drejtësisë shqiptare, Prof. Acad. Luan Omari si dhe nga profesor Spartak Bagllamaja, pjesëtar i brezit të parë të arkitektëve shqiptarë.

Më shumë rreth universitetit, programet që ofron dhe profesoratit të tij të nderuar, mund ta gjeni duke vizituar faqen: www.umb.edu.al
Për të konfirmuar pjesëmarrjen, vizitoni faqen e eventit në rrjetin social facebook: https://www.facebook.com/events/1410101222551023/

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për të promovuar vlerat e arsimit shqiptar, të ardhmen e tij tashmëpa kufij, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes dy kombesh, por një gjuhe të vetme.

30 Shtator, ora 16:00, Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, Kosovë

Referatat:

Prof. Acad. Luan Omari – “100 Vjet Parlamentarizëm Shqiptar”

Ark-Inxh. Spartak Bagllamaja – “ECOPOLIS – Një Qytet i së Ardhmes”