Programet Bachelor - Ekonomi

Studimet në degën e Ekonomisë kanë si qëllim ti ofrojnë studentëve një bazë të mirë të njohurive në fushat ekonomike, në politikat e biznesit dhe në fushën e së drejtës, e shoqëruar kjo me një njohje edhe në gjuhët e huaja dhe teknologjinë e informacionit. Kurrikulat e ofruara krahas ngarkesës akademike përmbajnë edhe një peridhë praktike profesionale në studio kontabël, institucione financiare apo biznese të ndryshme. Studimet në ekonomi në përfundim të vitit të parë ndahen në disa drejtime:

  • Financë-Kontabilitet
  • Kontabilitet, Auditim, Taksa
  • Financë, Bankë, Sigurime
Secila nga kurrikulat përmban 180 kredite dhe në përfundim të saj studentët pajisen me diplomë Bachelor. Kurrikulat e përgatitura për secilën nga degët përqëndrohet në kompetencat specifike të nevojshme në fushat përkatëse.

Programet
Programi Bachelor në Financë - Kontabilitet PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Kontabilitet , Auditim , Taksa PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Financë, Bankë , Sigurime PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »