Programet Bachelor - Teknologji Informacioni

Departamenti i Shkencave Kompjuterike & IT që prej krijimit të tij ka ndjekur rrugën e mësimdhënies dhe kërkimit inovativ duke aplikuar ide dhe teknologji të reja. Proçesi i mësimdhënies synon të tejkalojë sistemin klasik të përçimit teorik të dijeve, duke i mëshuar sistemit interaktiv, atij të transmetimit dhe implementimit paralel të koncepteve. Studentët tanë e testojnë në kohë reale në kompjuterat e tyre çdo koncept të dhënë nga pedagogu.

Të qënurit aktiv edhe jashtë programit arsimor, është një nga qëllimet e Departamentit të Shkencave Kompjuterike & IT. Studentët janë në mënyrë aktive të angazhuar në projekte dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Programet
Programi Bachelor në Informatikë e Aplikuar - Sistemet e Informacionit PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »
Programi Bachelor në Informatikë e Aplikuar - Sisteme dhe Rrjete Kompjuterike PERSHKRIMI  » APLIKO ONLINE  »