"Tryeze Diskutimi" me teme: "Sipermarrje, Inovacion dhe Kreativitet"

Një shoqëri, një ekonomi, një vend zhvillohet kur idetë e krijimet e të rinjve bëhen gjithmonë pjesë e ngritjes së sipërmarrjeve. Shkëmbimi i ideve dhe i eksperiencës mes biznesit dhe kreativitet të studentëve, do t’i shërbejë të ardhmes së ekonomisë së një vendi. Këtij qëllim pati edhe takimi me temë ”Sipërmarrje, inovacion & kreativitet” i zhvilluar në Universitetin “Marin Barleti”.

“Nuk jemi në gjendje, mendoj unë, që për të përballuar sfidat e sotme të mund përgatisim studentët tanë vetëm për të qëndruar brenda 4 mureve të auditorit, sepse sado inovativ të jemi ne vetë dhe sado elokuent të jemi, dhe sado detyra t’u japim studentëve, nëse ne nuk punojmë me inkubatorët e biznesit, siç është ky panel që kemi ndërtuar ne sot. Në qoftë se nuk dimë sesi të punojmë pas gjithë këtyre diskutimeve që do të bëjmë sot, efektivisht unë e shoh këtë si një gjë shumë të rëndësishme për vetë institucionin tonë.” – tha prof.dr. Marenglen Spiro, Rektor i UMB-së.

Ne fjalen e saj Znj. Vilma Tomco, Drejtoreshe e DAETIK ne Ministrine e Inovacionit dhe Administrates Publike forcoi angazhimin e Ministrise ne mbeshtetjen e nismave te tilla. Nje prej projekteve ambicioze ne kete drejtim eshte ndertimi dhe implementimi i platformes Broad Band si  nje mjet ne gjendje per te lehtesuar inovacionin dhe aplikimin e njohurive.

Në fjalën e tij Drejtori i Veneto Banka, z. Daniele Scavaortz, u bëri të ditur studentëve se “zhvillimi i teknologjisë, ka ndikuar në perfeksionimin e sistemit bankar, i cili duhet shoqëruar edhe me rritje të cilësisë së shërbimeve.”.

“Teknologjia që përdoret aktualisht nga sistemi bankar është i shumëllojshëm, dhe ofrohet për të gjithë klientët me eficensë, dhe efikasitet, i disponueshëm në cdo kohë. Cili do të ishte ndryshimi, nëse flasim për kreativitet dhe inovacion, që duhet të bëjë diferencën nga një sistem në tjetrin? Niveli i shërbimit, modalitetet e shpërndarjes së rrjetit. Pra ajo që ne mendojmë, mund të jetë ide e re, në një qasje të re ndaj tregut, të cilën ne si Bankë e kemi zbatuar në disa zona ku ne operojmë. Të veprojmë mbi bazën e një logjike industriale dhe të shpërndajmë të njëjtin produkt, të qëndrojmë brenda këtyre zonave për të kuptuar nevojat e individëve dhe biznesit. Ne besojmë se rrjeti i ideve që lind në Universtitete, kërkon kontributin e të gjithëve për të sjellë zhvillim social dhe ekonomik të një vendi.”. – u shpreh z. Daniele Scavaortz, Drejtor i Përgjithshëm i Veneto Banka.

Pak ditë më parë gjatë Panairit të Punës, Vento Banka dhe Universiteti Malin Barleti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Dr. Valentina Ndou nga departamenti i Teknologjise dhe Inovacionit prane Universitetit te Salentos, theksoi rendesine qe kane Inkubatoret e biznesit dhe perfitimet qe derivojne nga operimi I tyre.

Te pranishem ne kete tryeze ishin gjithashtu z. Giuseppe Mola nga App for Good – Samsung Itali dhe z. Luigi DeLuca nga Apulia Film Commission te cilet pasi prezantuan aktivitetin e organizatave respektive, theksuan edhe njehere rendesine qe kane tryeza te tilla ne stimulimin dhe mbeshtetjen qe mund t’u japin nismave sipermarrese dhe inovatore.

Gjate tryezes, nga koleget Jorgest Kovaci, Andi Gjokutaj dhe Romeo Kodra  te Universitetit Marin Barleti u prezantuan edhe propozime konkrete dhe argumente ne lidhje me integrimin dhe aplikimin ne realitet te nismave sipermarrese me karakter inovativ dhe kreativ.