Anjeza Llubani, Msc. Ark.
 

Anjeza Llubani, Msc. Ark.

Pedagoge
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike
Pozicioni Adminstrativ: Koordinatore e Departamenti të Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike

Angazhimi në mësimdhënie:
Histori Arkitekture I, II, III, Laboratori për Restaurim, Autocad

Fushat e kërkimit:
Në Restaurim, Histori Arkitekture, Rikualifikimi i Zonave Urbane, Arkitektura e Qëndrueshme, Rikuperimi dhe Vlerësimi i Trashëgimisë Arkitekturore.

Biografi e shkurtër:
Ark. Anjeza Llubani është diplomuar në Arkitekturë dhe më pas ka kryer studimet pas universitare, master në Urbanistikë në Universitetin e Venecias, IUAV. Pas studimeve, ajo punoi rreth 3 vjet si arkitekte dhe projektuese urbane. Në vitet 2008-2009, Ark. Llubani ka qenë asistente dhe bashkëpunëtore në IUAV. Gjatë viteve 2010-2012 ka punuar në Studion e Arkitekturës Rizzi PRO.TEC.O në Venecia. Aktualisht, është koordinatore e Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Marin Barleti në Tiranë dhe pedogoge e Historisë së Arkitekturës. Ark Llubani ka qenë pjesë e ekipit të Konkursit Evropian të Arkitekturës, në Dubrovnik 2011, për pjesën më të rëndësishme të qytetit të Dubrovnikut.

Referime në konferenca:
- Moderatore në Konferencën Ndërkombëtare “ Arkeologjia Industriale në Shqipëri”. Tirane SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Barit
- Moderatore dhe Referuese në Forumin e Parë Ndërkombëtare “ Roli strategjik i zhvillimit të ekonomisë Krijuese dhe i Bashkëpunimit Ndërkombetarë, 8-9 maj 2014, në Hotel Adriatik Durrës. link
- Dita përkujtimore 27 janari, konkursi dhe çmimi i fotografisë "Duke parë Tjetrin, mund të kuptosh Holokaustin" Edicioni i V, në Universitetin e Kalabrisë. Pjesë e komitetit shkencor dhe organizatore e konkursit ; Anjeza Llubani, Cesira Bellucci, Alessandra Carelli, Roberto Sottile, nën mbikëqyrjen shkencore të Prof. Paul Coen. Link