Brikena Tolli, MSc
 

Brikena Tolli, MSc

Pedagoge
Fakulteti: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
Departamenti: Departamenti i Ekonomisë dhe Financës
Përgjegjësia Akademike: Koordinatore  për Studimet Bachelor e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës.

Angazhimi në mësimdhënie:
- Kontabilitet Drejtimi
- Menaxhim Financiar
- Ekonomia Monetare
- Financat Publike
- Administrim dhe Financat Publike

Fushat e kërkimit:
Kontabiliteti i Drejtimit dhe zhvillimet e tij; Bazat e finances, Drejtimi financiar dhe Financat publike; Ekonomia politike dhe teoritë e saj; Konkurenca dhe politikat e saj.

Biografi e shkurtër
Brikena Tolli është pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë në SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”. Ajo është diplomuar për Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit Bicocca, Milano, Itali. Përfundoi masterin e shkencave në 2011 pranë të njëjtit univesitet në Shkenca Ekonomike të Biznesit me profil “ Administrim dhe Kontroll”. Eksperiencat profesionale të saj përfshinë pozicione si ekonomiste dhe konsulente financiare në firma private italiane dhe gjithashtu lektore në fushën e kontabilitetit në universitete të tjera private në shqipëri.

Publikime:
- “Investimet në Funksion të Zhvillimit Ekonomik dhe Proceset Integruese” Revista Shkencore Ndërkombëtare e Institutit për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, Ulqin, Mal i Zi,Volumi I Br / No. 5 2013, ISSN 1800 9794

Referime në konferenca:
- “Investimet në Funksion të Zhvillimit Ekonomik dhe Proceset Integruese”Prezantim në Konferencën e 5 th Ndërkombëtare të Institutit për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim, mbajtur në Ulqin, Mal i Zi, 05 prill 2013.

Kontribute të tjera:
Lektore në modulin “Parimet e Financës për Biznes” në trajnimin “Ngritja e kapaciteteve sipërmarrës tek të rinjte”, të organizuar nga “Instituti për Kërkim dhe Zhillim Barleti” në bashkëpunim me “Institutin Adriapol” pranë SHLUJ “ Universiteti Marin Barleti”, Tiranë, datë 20 nëntor 2014

Trajnime:
- 01.07.2014: Pjesmarje ne leksionin e hapur “Të Folurit Publik” organizuar nga Instituti Shqiptare i Çështjeve Publike pranë SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, Tiranë.
- 28.06.2012: Pjesmarje në leksionin e hapur “21st Century reality: World Market Capitalism. Second Cause of the Financial Crisis”, mbajtur nga Prof. Dr. Nadeem Naqvi, profesor pranë Justus Liebig Universität, Giessen, Germany, organizuar pranë UAT, Tiranë.