Prof. Dr. Jorgji Bollano
 

Prof. Dr. Jorgji Bollano

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara & Ekonomisë
Departamenti i Ekonomisë dhe Financës


Angazhimi në mësimdhënie:
- Bazat e Kontabilitetit
- Kontabilitet Financiar

Fushat e kërkimit:
Kontabiliteti, Standardet e kontabilitetit per SME-të.

CV e shkurtër
Jorgji Bollano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në UT dhe prej 1994 mban titullin Profesor. Aktualisht është Dekan dhe Përgjegjës departamenti në Fakultetin e Ekonomisë dhe Financës të Universitetit Marin Barleti, anetar i Komitetit Kombëtar të Drejtimit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe anëtar i Autoritetit të Çertifikimit të Ekspertëve Kontabël të Miratuar. Në vitin 1994-1996 ka qenë Drejtor Finance dhe Kontrolli në Ministrinë e Jashtme, në vitin 1993-1994 ka qenë përgjegjës i sekretarisë Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, në vitin 1981-1989 ka qenë pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të UT-së; në vitin 1989-1993 dhe në vitin 1996-1998 shef i katedrës së kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë të UT-së. Në vitin 1998 deri në vitin 2009 ka qenë Ekspert Kontabël i Autorizuar dhe ka ushtruar profesionin me liçencë. Në vitin 1960 deri më 1972 ka punuar si Kryetar i degës së financës në Ndërmarrjen e shfrytëzimit e përpunimit të drurit në Pukë dhe Elbasan.

Publikime: Ka përgatitur dhe botuar deri më vitin 1990 tekste në fushën e Kontabilitetit dhe të Analizës financiare 596 fq; ndërsa ne 2011 ka përgatitur për botim tekstin " Bazat e Kontabilitetit"

Monografi, tekste, etj.:
- Problemet e organizimit të evidencës kontabël në ndërrmarjet e organizuara me njësitë vartëse, 168 fq, botuar më 1986.
- Kalimi nga Rregullimet Ekzistuese Kontabël ( PKP) në Standartet Kombëtare të Kontabilitetit ( SKK ) 160 fq, botuar më 2008.
- Kontabiliteti dhe përgatitja e Pasqyrave financiare në mikronjësitë sipas SKK 15, 120 fq, botuar në 2010.

Artikuj shkencorë:
- "Kontabiliteti i mbajtur sipas degëve të ndërmarrjes". Revista " Kontabiliteti financiar dhe Auditimi" v.2004
- "Rruga në të cilën ka ecur zhvillimi i kuadrit të raportimit financiar gjatë periudhës së tranzicionit". Revista " Kontabiliteti financiar dhe Auditimi" v.2007
- "Sfidat e aplikimit për herë të parëtë SKK dhe SNRF dhe problematika e tyre". "Kontabiliteti financiar dhe Auditimi" v 2008

Referime në konferenca:
- Organet rregullatore dhe roli i tyre në fushën e kontabilitetit. Konferencë për Standartet Kombëtare të Kontabilitetit. v 2006.
- Ndryshimet dhe reformat në fushën e kontabilitetit. Kongresi i dytë i shoqatës së kontabilistëve , viti 2006.
- Standardet e kontabilitetit ne Shqiperi, Konferenca e pare Nderkombetare, Shkencore "Politikat ekonomike dhe integrimi europian" Universiteti Aleksander Moisiu, UAM, Durres, nentor 2009
- Pse nje standard kontabiliteti per mikronjesite, Konferenca Nderkombetare Shkencore "Shqiperia ne rrugen e implementimit te standardeve te raportimit financiar dhe auditimit",Keshilli Kombetar i Kontabilitetit, Tirane,tetor 2010
- Faktoret kryesore per implementimin me suksese te standardeve te kontabilitetit "Integrimi europian - sfide apo realitet ,Universiteti Eqerem Çabej,UEÇ, Gjirokaster, shtator 2011.
Kontribute të tjera
- Si Kryetar i Këshillit të Kontabilitetit ka qënë bashkëautor në hartimin e ligjit Nr. 9228 datë 29.04.2004 " Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare" si dhe në hartimin e Standarteve kombëtare të kontabilitetit , botuar në vitin 2006.