Spartak Bagllamaja, Msc. Ing.Ark.
 

Spartak Bagllamaja, Msc. Ing.Ark.

Pedagog Fakulteti: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë
Departamenti:  Departamenti i Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike
Përgjegjësia Akademike/Adminstrative: Shef i Departamenti të Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike

Angazhimi në mësimdhënie:
Laborator  i Projektimit Arkitektonik 1, Laborator i Projektimit Arkitektonik 2, Laborator i Projektimit Arkitektonik 3, Laborator Projektim Arkitektonik 4, Strukturat Industriale  dhe Projektim Strukturor, Studio Arkitekture, Struktura Polivalente (Ndertesat Shkollore), Laborator i sintezes finale

Fushat e kërkimit:
Projetim i Hapsirave, Rikuperimi dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore

Biografi e shkurtër :
Ing. Ark.  Spartak Bagllamaja është diplomuar në Inxhinieri dhe Arkitekturë dhe më pas ka kryer studimet pas universitare, master në Arkitekturë në Universitetin A. U. A. PARIS Francë në fushën e ARKITEKTURËS: ARKITEKTURA E AMBJENTEVE TË SPEKTAKLIT DHE TRAJTIMI I TYRE  AKUSTIK si dhe Specializim pranë Division de Radio Television de  PARIS  Francë,  me temë : Projektimi i studiove televizive. Më pas ai punoi si Projektues në Studion Zevi Architettura, në Romë Arkitekt në cilësinë e Capo progetto. Atkualisht, është Shef i Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Marin Barleti në Tiranë dhe pedagog i Laboratorëve të Projektimit.

Referime në konferenca:
- Forum i parë Ndërkombëtar “ Roli strategjik i zhvillimit të ekonomisë Krijuese dhe i Bashkëpunimit Ndërkombetar. Tiranë SHLUJ  Marin Barleti.
- Konferencë Ndërkombetare “ Arkeologjia Industriale në Shqipëri”. Tiranë  SHLUJ  Marin Barleti Tirane
- Konferencë ndërkombetare “ Rigjenerimi i qytetit Mesedhetar”. Tiranë maj 2013.  Universiteti Politeknik i Barit Itali dhe SHLUJ  Marin Barleti Tirane
- Seminar Ndërkombetar i Studimeve: “Qyteti i Adriatikut, identiteti dhe projekti” Universteti G.Dannunzio-Fakulteti i Arkitekturës
- Seminar ndërkombetar studimi “ Shqipëria ,një vendë duhet të njihet” Università di Torvergata- Romë
- Roma-Studim për seminarin Ndërkombetar: Rruga EGNATIA, në terriotorin shqipëtar- historia,monumentet dhe rishfrytezimi.
- Seminar ndërkombetar në Fakultetin e Arkitekturës “Vale Giuglia”  Universiteti La Sapienza Romë : Quatro progetti per L’Albania

Kontribute të tjera:
- KONKURSE NDËRKOMBËTARE ( Në kuadrin Studio Zevi di Architettura, Romë)
- Konkurs  për restaurimin  e PIAZZA NAVONA në Romë, në bashkëpunim me : Ark. Luca Zevi, Monique Levi, Giovani D’ambrosio.
- Konkurs i U.I.A. dhe qeverisë së Ukrainës me temë:
- Projekt idea e një Qyteti-ANTICERNOBIL - CONCORDIA XXI-  me Propozim të Prof. B. Zevi, Në bashkëpunim me : Ark. L.Zevi-S.Mattesini (ÇMIM INKURAJUES)
- Konkurs Ndërkombetar i U.I.A.: EXHIBITION OF ECO-COSTAL SETLEMENT ON THE BLACK SEA. ME Propozim të Prof. B.Zevi. Në bashkëpunim me C.Manna, L.Zevi, P.Valentino (Çmim te Merituar)
- Konkurs Ndërkombetar: Qyteti i Shekullit XXI. Këshilli Kombëtar i kërkimeve Universiteti Federico II di Napoli. ( Klasifikuar Finalistë)
- Konkurs Ndërkombetar: Ide për një kualifikim të ri Urban të Spreinsel  Godine e Parlamentit Gjerman– Berlin. - Autor. Në bashkëpunim me : Ark. L.Zevi
- Konkurs për projektimin e  dy komplekseve me temë: Centro parrochiale di Acilia,  autor në bashkëpunim me Ark. L.Bulfone dhe Ark. L.Zevi
- Konkurs Ndërkombetar  me temë: Rikualifikimi I ALEKSANDR PLAZ, në Berlin- Autor. Në bashkëpunim me Ark. L.Zevi, P.Veltri
- Konkurs”NARA TOTO”- Japoni
- Konkurs i lirë ide urbanistike dhe arkitektonike “Një urë e vjetër kontinentale që lidh dy brigje të ORESUD- Danimarke- Suedi (Çmim Nderi)- Autor Nr bashkëpunim me Ark. L.Zevi dhe P. Veltri
- Konkurs ndërkombetar: MUSEU KOMBETAR-SEUL. Korea e Jugut. Autor në bashkëpunim me Ark. L.Zevi, S.Tonucci